Nënkoloneli i Forcave të Armatosura, Ndrec Përkeqi, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti të fitonte betejën me koronavirusin.
Mësohet se Nënkoloneli Përkeqi, prej tre javësh ishte i shtruar në spitalin Covid-2. Ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pasi gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua.
55-vjeçari kishte një eksperiencë 30 vjeçare në Forcat e Armatosura. Ai ka shërbyer në FA që prej vitit 1988 duke nisur në Peshkopi, Laç dhe Tiranë.
Gjithashtu, Përkeqi ka pasur një rol dhe kontribut shumë të madh në luftën e Kosovës, pasi në atë periudhë ka qenë komandat i batalionit të tankeve./ Opinion.al