Mesa duket teknologjia ka edhe pjesën e saj negative.
Po flasim për çiftet e martuara, të cilët sipas ekspertëve po shtohen duke përdorur aplikacionet online për të tradhtuar. Më saktësisht te meshkujt . Pse po ndodh kjo gjë, kudo në botë?!
- Kur kërkojnë për dashurinë
Në këto raste seksi nuk është edhe aq i rëndësishëm, por romanca dominon më shumë. Këta meshkuj dëshirojnë dikë që t’i dërgojë mesazhe ku t’i tregojnë dashurinë që ndjejnë për ta. Mungesa e vëmendjes nga partnerja i shtyn këta meshkuj të gjejnë online dikë tjetër.
- Kur kërkojnë biseda erotike
Ata që veprojnë në këtë mënyrë, dëshirojnë të bëjnë biseda erotike online dhe të admirohen nga dikush tjetër për pjesën e seksit. Sipas ekspertëve, ka pasur raste kur ata kanë një jetë të rregullt në çift, por ndërkohë që janë më partneren e tyre i shkruajnë personit që flasin online. Në shumicën e rasteve, nuk takohen me atë që flasin, por çdo gjë është në imagjinatën e tyre, ideja që nga ana tjetër është një femër. Komplekset që kanë me partneren e tyre, i shtyn të shprehen lirshëm me dikë të panjohur.
- Dëshira për t’u larguar nga rutina e martesës
Frika për të përballuar monotoninë që kanë në një lidhje, po i shtyn meshkujt kudo në botë, të kërkojnë të komunikojnë me një femër tjetër online. Ata zgjedhin mënyrën më të lehtë, nga telefoni i tyre, pa u lodhur fare për t’u hequr dikush që nuk janë dhe askush mos t’i zbulojë. Sipas intv.al duke vepruar në këtë mënyrë, gënjejnë veten se jeta e tyre nuk është edhe aq e mërzitshme.