Aktualitet

Tre aksidente për 10 minuta në Tiranë, çfarë po ndodh në kryeqytet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 09/05/21 |
Opi Nion

Vetëm në pak minuta tre aksidente janë regjistruar këtë të dielë në Tiranë. Policia bën me dije se një aksident ka ndodhur rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu uniformat blu njoftojnë se rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa aksidenti i tretë është regjistruar rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, mjeti me drejtues shtetasin  S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën. Si pasojë është vetëdëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./Opinion.al

Pas