Tre aksidente janë shënuar mëngjesin e kësaj të marte në vendin tonë.
Rreth orës 09:45 dy makina u përplasën në Jorgucat të Gjirokastrës, në rrethana momentalisht të paqarta. Nga ngjarja mbetën të plagosur 3 persona, prej të cilëve një grua shtatzënë. Të lënduarit janë dërguar në spital, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Më herët në Lushnje, 2 persona mbetën të plagosur po nga përplasja e një “Audi” dhe një makine tip “Toyota”, të cilat përfunduan në trotuar. Dy të plagosurit u dërguan në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa në Lezhë u përplasën 2 motorë. Në këtë aksident i plagosur mbeti njëri prej drejtuesve, i cili u dërgua në spital./Opinion.al