Edhe pse numri i aksidenteve rrugore krahasuar me një vit më parë është ulur, në Shqipëri regjistrohen çdo ditë tre aksidente.
Sipas Institutit të Statistikave, muajin e kaluar në Shqipëri janë regjistruar 92 aksidente rrugore nga 106 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 13,2 %.
Ndërsa 117 persona rezultojnë të aksidentuar gjatë një muaji, mes tyre edhe persona që kanë humbur jetën.
Problem vijon të mbetet sjellja e drejtuesit të automjetit në rrugë duke u bërë shkaku kryesor i aksidenteve.
Referuar të dhënave të INSTAT në 80,4 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 27,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Shkodra dhe Dibra janë dy qarqet e vetme që nuk kanë regjistruar asnjë aksident gjatë muajit Nëntor./ Tv Klan