Ish-presidenti Donald Trump është urdhëruar të dëshmojë në Komitetin e Kongresit Amerikan i cili po heton trazirat e vitit të kaluar në Kapitol.
Paneli i Kongresit ka lëshuar një thirrje ligjore që urdhëron ish-presidentin Donald Trump të dëshmojë para ligjvënësve.
BBC citon dokumentin i cili thotë: “Ju ishit në qendër të përpjekjes së parë dhe të vetme të çdo presidenti amerikan për të përmbysur zgjedhjet”. Më tej dokumenti vazhdon: “Ju e dinit se ky aktivitet ishte i paligjshëm dhe antikushtetues”.
Një avokat i zotit Trump akuzoi ligjvënësit ë komitet për “shkelje të normave”.
Donald Trump ka kohë deri në 4 Nëntor për të paraqitur dokumentet e kërkuara dhe do të paraqitet rreth datës 14 Nëntor për të dëshmuar. Nëse refuzon që të shkojë, atëherë rrezikon të përballet me akuza penale. Komiteti mund ta referojë çështjen në Departamentin e Drejtësisë dhe ekziston mundësia që ish-Presidenti amerikan të procedohet penalisht.