Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trau në Parkun e Divjakës/ Braçe: Rrezikon kalimin e lirë, shikoni Kodin Rrugor

2022/11/17 at 2:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërhyrjet për vrasësit e efektivit të RENEA-s, Braçe: I neveritur…

Deputeti socialist Erion Braçe nuk është dakord me vendimin e Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit për të vendosur një tra në Parkun e Divjakës, duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.


Në një reagim për Report tv Braçe thotë se trau i vendosur nga Ministria e Turizmit është ndërtim pa leje që i pengon qytetarët të aksesojnë bregdetin.

Po ashtu deputeti thekson se trau është i rrezikshëm pasi cënon sigurinë rrugore.

“Ai park është mbrojtur atje nga njerëzit dhe është mbrojtur për shkak të lirisë që njerëzit kishin për të shkuar atje.  Ta dëgjojë ministria e mjedisit dhe çdo zyrtar tjetër.  Kjo që po bën Ministria e Turizmit, në bashkëpunim me ARRSH është pikërisht vendosja e një takse për të kaluar në rrugë dhe për të shkuar në det. Është vendosur mu në mes të rrugës dhe jo mu në mes të parkut. Ajo rrugë aty është e vetmja mënyrë se si qytetari mund të aksesojë bregdetin. Kodi Rrugor Shqiptar e ndalon këtë. Shikoni Kodin Rrugor. Ajo kioskë aty rrezikon kalimin e lirë. Referojuni Kodit Rrugor është e paligjshme. Është ndërtim pa leje”, tha Braçe.

 Ja çfarë thotë Kodi Rrugor

Neni 20

Zënia e sipërfaqes rrugore

  1. Në rrugët e tipit A, B, C dhe D, sipas nenit 2, ndalohet çdo lloj zënie e sipërfaqes rrugore, nga panaire dhe tregje me automjete, baraka, tenda etj. Në rrugët e tipit E dhe F zënia e sipërfaqes rrugore mund të autorizohet, me kusht që të përcaktohet një itinerar tjetër për trafikun.
  2. Nuk lejohet vendosja e kioskave, qoshkave të gazetave ose e instalimeve të tjera, edhe me karakter të përkohshëm, jashtë qendrave të banuara në brezat e rezervuar.
  3. Në qendrat e banuara, pa përjashtuar kufizimet dhe ndalimet e përcaktuara në nenet dhe pikat e mëparshme, zënia e trotuareve me kioska, qoshka gazetash dhe instalime të tjera mund të lejohet deri në mesin e gjerësisë së tyre, me kusht që në vazhdim të këtyre instalimeve të mbetet e lirë një zonë për qarkullimin e këmbësorëve me gjerësi jo më të vogël se 2 m. Zënia nuk mund të bëhet në brëndësi të trekëndëshave të fushëpamjes së kryqëzimeve, të treguara në nenin 18, pika 2.
  4. Cilido që zë sipërfaqen rrugore pa lejen përkatëse, ose që, duke pasur leje, nuk zbaton kushtet e saj, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.

Neni 21

Punime, depozitime dhe kantiere rrugore

  1. Pa autorizimin ose lejen nga organi kompetent, sipas nenit 26, është e ndaluar kryerja e punimeve ose depozitimeve dhe hapja e kantiereve rrugore, edhe të përkohshme, në rrugë dhe pjesët që i përkasin asaj, si dhe në brezat e rezervuar dhe zonat e fushëpamjes.
  2. Cilido që kryen punime ose depoziton materiale në zonat e destinuara për qarkullimin dhe qëndrimin e mjeteve dhe këmbësorëve, duhet të marrë masat e nevojshme për sigurimin e rregullshmërisë së qarkullimit dhe ta mbajë atë në funksionim të plotë si ditën, ashtu edhe natën. Duhet të marrë masa të tilla që personeli punues, i ekspozuar ndaj trafikut të mjeteve, të jetë i dukshëm si ditën ashtu edhe natën.
  3. Në aktet në zbatim përcaktohen normat që kanë të bëjnë me mënyrat dhe mjetet për kufizimin dhe sinjalizimin e kantiereve, për sigurimin e dukshmërisë si ditën, ashtu edhe natën të personelit punues, për rregullimin e trafikut dhe mënyrat e zhvillimit të punimeve në kantieret rrugore.
  4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ose të akteve në zbatim të tij, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
  5. Kundërvajtësit e përcaktuar në nenet 20 dhe 21 dënohen, gjithashtu, me masë administrative plotë.


Ju sugjerojmë

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
Aktualitet

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

17 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

17 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 Tetor, 2025 8:00 am
Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
Bota

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

16 Tetor, 2025 7:53 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
Kronikë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

16 Tetor, 2025 6:50 pm
Para
Erion Braçe: Ky është prokurori që ka shitur dosjen 339

"Do fluturoni", Braçe: Zyrtarë të bashkisë Divjakë u kërcënuan nga zyrtarë të ministrisë

Raporti i KE, Xhafaj: Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka

Raporti i KE, Xhafaj: Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka

Skema e abuzimeve për inceneratorin e Fierit, babai i Bllakos drejtor me pagë 6 mijë €

Zbulohen e-mailet e Alqi Bllakos me bosët e Inceneratorëve
















TE FUNDIT

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
17 Tetor, 2025

Sot Tirana mbahet protesta në mbështetje ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
17 Tetor, 2025

Ditën e premte parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
17 Tetor, 2025

Dashi Ditë shumë e veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marsi do provokojnë fantazinë dhe...

Lexo më shumë

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
16 Tetor, 2025

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com