Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

2021/07/03 at 12:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

Më 5 korrik kancelarja gjermane do të bisedojë për herë të fundit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndmor në kuadër të Procesit të Berlinit, një nga nismat më të rëndësishme të saj të politikës së jashtme.


“Pajtohuni!” – kjo ishte fjala e fundit e kancelares gjermane, Agela Merkel, në konferencën e shtypit të Samitit në Sofje, në nëntor 2020. Me këtë ajo iu drejtua dy organizatorëve të samitit të gjashtë të Procesit të Berlinit, kryeministrave të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev. Megjithë atmosferën miqësore në samit, ata nuk kishin arritur të gjenin një zgjidhje për mosmarrëveshjen mbi interpretimin e historisë. Bllokada e Bullgarisë ndaj fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE është ende në fuqi.

Mbështetje për rrugën e BE-së

Edhe në gushtin e vitit 2014, kur kancelarja gjermane ftoi për herë të parë në Berlin udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut (emërtimi i sotëm), Mali i Zi dhe Serbi) kishte shumë bllokada dhe rezerva ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria sapo kishte marrë statusin e kandidatit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kishin ndërkohë, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina po bisedonin për përmbylljen e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit, e cila do të nënshkruhej një vit më pas. Këto vende duheshin mbajtur në rrugën evropiane, megjithë rezistencën e vendeve antare. Kështu lindi Procesi i Berlinit.

Pak përparime drejt BE-së

Që nga takimi i parë vijuan çdo vit takime në të njëjtin format: gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni i BE-së  dhe përfaqësues të disa vendeve anëtare, që ndiheshin të lidhura me temën në një farë mënyre, qoftë për shkak të afërsisë së tyre gjeografike (Kroacia, Bullgaria), qoftë për shkak të profilit të tyre në politikën e jashtme të BE-së (Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe (në atë kohë akoma në BE) Italia ose më vonë edhe Polonia). As në këtë vit të shtatë të Procesit të Berlinit, zgjerimi nuk ka bërë shumë përparime: Kështu që Procesit të Berlinit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të riprodhojë vetveten.

„Formati, në të cilin do të vijojë trashëgimia e kancelares pas largimit të saj nga detyra në vjeshtën e këtij viti, do të njoftohet përfundimisht pas takimit të kancelares Merkel me homologët e saj, por mesazhi që do të dalë nga ky takim është i qartë: „Ai do të ritheksojë perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të konfirmojë vijimësinë e Procesit të Berlinit”, tha për DW,  Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU / CSU, në Bundestagun Gjerman dhe përgjegjëse për politikat e BE-së.

Ofensiva diplomatike

Samiti i së hënës është pika kulmore e një serie takimesh parapërgatitore. „Në qershor u zhvilluan konferenca të ministrave të jashtëm, të shëndetësisë, të brendshëm dhe të ekonomisë. Pjesë e procesit është edhe një forum i shoqërisë civile dhe i rinisë,” thotë Susanne Schütz, e ngarkurara e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor në një bisedë me DW. Në këto konferenca është folur për bashkëpunimin në luftimin e pandemisë, luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar si dhe për digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër. Të hënën (28.06), kancelarja Angela Merkel pati biseda me udhëheqës të Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

Imazh i keq në rajon

Në rajon, megjithatë, Procesi i Berlinit ka një imazh jo fort të mirë: “Në sytë e publikut, Procesi i Berlinit nuk është asgjë tjetër, veç një mundësie  për politikanë nga rajoni të takohen me udhëheqësit e BE-së dhe të bëjnë fotografi të gëzuara me mesazhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një të ardhme më të mirë, ” thotë Adi Čermagić nga Iniciativa Evropiane e Stabilitetit (ESI), një think-tank për Evropën Jug-Lindore me qendër në Berlin. „Por qytetarët e rajonit janë lodhur me këto premtime që mund të realizohen pas dhjetë ose 15 vjetësh”.

„Por të paktën”, vazhdon Čermagić, „Procesi i Berlinit ka sjellë një përparim për jetën e përditshme. Për shembull, nga data 1 korrik i këtij viti janë hequr tarifat roaming për vendet e rajonit”.

Tregu i përbashkët.

Schütz numëron edhe disa përparësi të tjera të këtij samiti: “Infrastruktura e transportit dhe energjisë është zgjeruar shumë në shtatë vitet e fundit dhe është lidhur me korridoret e BE-së. Dhe Zyra Rajonale e Rinisë (RYCO), e cila për  vite me radhë ka bashkuar të rinjtë e rajonit është një zhvillim i orientuar drejt së ardhmes. Këto rezultate dëshmojnë se bashkëpunimi i sukseshëm në kuadër të Procesit të Berlinti është i mundshëm.”

Por edhe ambasadorja gjermane e pranon se ka ende shumë për t’u bërë. Sidomos realizimi i një Tregut të përbashkët rajonal, i cili është miratuar në Sofje në vitin 2020.Ky synon që deri në vitin 2024 të arrihen brenda rajonit katër liritë e BE-së: lëvizja e lirë e personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Vullneti politik është i nevojshëm

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, gjatë takimit të tij në fillim të qershorit me vendet pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit kërkoi që këto të përpiqeshin që samiti i së hënës të bëhej i sukseshëm. Susanne Schütz shpreson që së paku të “arrihet një marrëveshje për lirinë e udhëtimit me karta identiteti dhe njohjen reciproke të gradave profesionale dhe universitare”.

Samitii i Ballkanit Perëndimor, Berlin më 29 prill 2019

Për momentin vetëm tre vende janë të gatshme të marrin pjesë në krijimin e një tregu të përbashkët: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor hezitojnë, para së gjithash Kosova për shkak të grindjes së pazgjidhur me Serbinë. Kështu që mbetet tërësisht e hapur, nëse ky samit i fundit do të plotësojë ndonjë dëshirë tjetër të kancelares Merkel, veç asaj të shprehur vitin e kaluar në Sofje: “Pajtohuni”./ DW

Etiketa: Angela Merkeliballkantrashegimi


Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
KE synon ndalimin me ligj të mbajtjes së kafshëve në kafazë

KE synon ndalimin me ligj të mbajtjes së kafshëve në kafazë

Emri/ 45-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Emri/ 45-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Mbi 100 doza kokainë dhe para, arrestohet një person në Tiranë

Mbi 100 doza kokainë dhe para, arrestohet një person në Tiranë
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com