Goditet në qytetin bregdetar të Vlorës, një rast trafiku droge në operacionin e koduar “Transportuesit”.
Policia njofton se kapi në flagrancë 3 persona duke transportuar lëndë narkotike, si dhe sekuestroi 24.5 kg kanabis, 2600 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe 3 celularë.
Droga ishte fshehur në automjetet e sekuestruara “Toyota Yaris” dhe “Fiat Punto”.
Në pranga ranë; 25 vjeçari, S. D., banues në Vlorë, 22 vjeçari D. D., banues në Kras, Tepelenë, si dhe 34 vjeçari T. B., banues në Vlorë./Opinion.al