Personi që shihni në foto është Florenc Bicerri, efektiv i policisë rrugore në Tiranë, i cili është arrestuar në Turqi pasi ku kap me një sasi të madhe lënde narkotike.
Efektivi ka qenë i shoqëruar me shtetasin Kujtim Çeliku. Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare kanë udhëtuar drejt Stambollit.
Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapen me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, AMP ka nisur hetimet.
Në hetime janë përfshirë edhe Pika Kufitare e Rinasit, kjo për shkak sepse më datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë. Këta të fundit ishin nisur nga Rinasi drejt Turqisë.