Kronikë

Transportonte 8 kg lëndë narkotike, arrestohet 28-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 22/10/20 |
Opi Nion

Një 28- vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës pasi është shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte implikuar në ngjarjen e datës 05.10.2020, në fshatin Reç, Malësi e Madhe , ku u sekuestruan 8 kg lëndë narkotike me një mjet tip “Renault”.

Në kuadër të këtij operacioni rreth dy javë më parë u arrestuan edhe shtetasit T. K., dhe A. T.

Më tej policia sqaron se po vijon punën, për kapjen e personave të tjerë, të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Opinion.al

Pas