Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Korçë pasi po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm. Autoritetet njoftojnë se i riu u arrestua në afërsi të fshatit Buçimas teksa drejtonte mjetin tip ”Porsche”.
Mësohet se në këmbim të 1000 euro, i riu A.K. iu kishte premtuar emigrantëve se do t’i kalonte në vendet e Bashkimit Europian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./Opinion.al