Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pas akuzohen për trafikim të marijuanës.
Mësohet arrestimi i shqiptarëve është bërë në kufirin greko-shqiptar në vendin e quajtur Negradha në Janinë.
Të arrestuarit janë të moshave 29, 29 dhe 32-vjeçar. Shqiptarët e arrestuar kishin transportuar nga kufiri i gjelbër 35 pako me 53 kg marijuanë, të ndara në çanta, që u gjetën më pas në një makinë të braktisur disa kilometra më larg./ Opinion.al E.Xh.