Kronikë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, pranga dy personave në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 15/11/21 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ndihmonin, kundrejt shpërblimit, shtatë emigrantë të paligjshëm për të kaluar në vendet e BE.

Autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë”, të dy banues në Tiranë. Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi M. D., 36 vjeç.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Autoritetet po punojnë  për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”./ Opinion.al

Pas