Kronikë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 4 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:35 - 03/10/20 |
Opi Nion

Katër persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi transportonin12 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se në pranga kanë rënë A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, të cilët janë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Audi” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

N.T., 30 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi J. T., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip “Opel” në lagjen nr. 3, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas