Aktualitet

Transportonin 12 emigrantë të paligjshëm, goditet grupi kriminal


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:41 - 18/11/20 |
Al Do

Një grup kriminal që ndihmonte emigratë të paligjshëm të kalonin kufirin në Gjirokastër është goditur nga policia.

Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar 3 shtetas, ndër ta edhe organizatori, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Policia e Gjirokastrës ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. T. (organizator i grupit kriminal), Sh. M.(transportues), A. S. (pronari i hotelit), si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I.(transportues), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke tentuar të transportonin 12 emigrantë nga vendet e treta, nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës.

Këta persona i strehonin fillimisht emigrantët në një hotel në Laprakë dhe më vonë i transportonin në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. Këto raste kanë mbetur në tentativë pasi emigrantët janë bllokuar nga Policia lokale dhe ajo Kufitare

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet që shërbenin për transportimin e klandestinëve dhe 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas