Aktualitet

Transporti urban, Gjermania investon 50 mln € për tre linja në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:39 - 05/05/21 |
Opi Nion

Gjermania dhe Shqipëria kanë nënshkruar sëbashku një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të përmirësimit të kushteve të transportit urban në kryeqytet.

Ambasada Gjermane nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’ njofton se dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove.

Ndër të tjera bëhet me dije synohet projektimi për një sistem të shpejtë autobusash në Tiranë, duke u përqëndruar në problematikat që hasen në tre korridorët kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re.

Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove. 

Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusash 🚌 në Tiranë, duke u përqëndruar në problematikat që hasen në tre korridorët kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qëndrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë i cili të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit.

Fotografitë (© Creative Commons) tregojnë linjat e autobusëve në Tiranë dhe Nantes (Francë)”, thuhet në postimin e ambasadës./Opinion.al

Pas