Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Transporti publik, Veliaj: Kohën e pritjes në stacion synojmë ta kemi 3 minuta

2023/02/21 at 5:12 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Transporti publik, Veliaj: Kohën e pritjes në stacion synojmë ta kemi 3 minuta

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në diskutimin e bërë më me përfaqësuesit e shoqatës së transportit është fokusuar në transformimin e shërbimit të transportit publik në tetë vitet e bashkëpunimit mes Bashkisë dhe operatorëve privat.

Veliaj ka thënë se Bashkia e Tiranës po harton një plan 5-vjeçar për transformimin e mëtejshëm të këtij sektori mjaft të rëndësishëm shërbimi për qytetarët, e për këtë qëllim po zhvillohen edhe dëgjesa me të gjithë operatorët që operojnë në këtë fushë.

Kryebashkiaku ka kujtuar se, Tiranës i janë shtuar 3 linja të reja, të cilat kanë dyfishuar mbulimin me shërbim urban, teksa theksoi disa fakte dhe shifra që tregojnë përmirësimin e shërbimit.

“Disa gjëra janë bërë mirë dhe këtu merita nuk i takon për kompanive të transportit apo Bashkisë së Tiranës, por është një meritë e përbashkët. Në Tiranë janë shtuar tre linja të reja, që nuk i kemi pasur më parë, kemi shkuar në 375 km mbulim, nga 169 km që kishim; do thotë se shërbimi ofrohet dyfish në numër kilometrash dhe itinerarësh që përshkojnë qytetin e Tiranës. Ndoshta, për dikë që është rritur në Tiranë dhe bën vetëm një punë rutinore, pra përdor vetëm një linjë, ta zëmë Kinostudio-Kombinat, nuk e ndjen shume ndryshimin, por me Tiranën metropolitane, numri i kilometrave është më shumë se dyfishuar. Linjat rrethqytetase kemi pasur vetëm 8, sot janë dyfishuar: Kemi 17 linja ndërqytetase. Ideja ka qenë të bëjmë një kohezion më të madh mes Tiranës rurale dhe Tiranës urbane,” u shpreh kryebashkiaku.

Ai vuri në dukje punën e bërë nga kompanitë e transportit, të cilat kanë shtuar flotën e mjeteve, duke rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët që e përdorin atë.

“Vetëm në linjat ndërqytetase kemi kaluar nga 55 mjete në 110 mjete. Pra, dyfishim. Meritën më të madhe e ka jo vetëm bashkia që vë rregulla, por edhe ai që ka marrë riskun dhe ka blerë mjete. Falë këtij risku dhe kësaj sipërmarrjeje është bërë jetesa më e lehtë. Nga 55 në 110 mjete për të sjellë dhe marrë në Tiranë, sidomos në kohën e pikut, kur një pjesë e fuqisë punëtore për Tiranën urbane vjen ose nga Tirana rurale, ose nga ana tjetër e lumit, që është Kamza, Vora, Fushë-Kruja, ndonjëherë edhe nga Durrësi, duke përdorur edhe linjat klasike, ndaj kjo është edhe merita juaj,” tha Veliaj, duke nënvizuar se kjo ka sjellë uljen e kohës së pritjes së qytetarëve në stacion nga 37 minuta që ishte më parë, sot mesatarja është 7 minuta.

“Është ende larg, nuk është akoma aty ku duhet të jetë, megjithatë është prapë dita me natën nga çka ka qene, nga 37 minuta në 7 minuta”, theksoi Veliaj. Ai shtoi se synimi është që koha e pritjes të shkojë në 3 minuta për të gjitha linjat./Opinion.al

Etiketa: bashkia tiraneerion veliajtransporti publik

Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Para
U kap me kokainë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

U kap me kokainë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohet

Kërcënoi përmbaruesin dhe avokaten, në kërkim 17-vjeçari, nën hetim 10 familjarë të tij

Putin pezulloi traktatin e armëve bërthamore, NATO: Bota po bëhet më rrezikshme

Putin pezulloi traktatin e armëve bërthamore, NATO: Bota po bëhet më rrezikshme

TE FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com