Një 52-vjeçar nga Korça ka rënë në prangat e policisë për trafikim të paligjshëm të emigrantëve. Ai është ndaluar në aksin Librazhd-Elbasan, ku po transportonte një familje me 5 anëtarë nga Afganistani.
“ Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F.K., 52 vjeç, banues në Korçë, i cili transportonte një familje me 5 pjestarë nga Afganistani , të cilët i kishte marrë në Korçë dhe po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës, kundrejtë fitimit 200 € për person.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme”, njofton policia./Opinion.al