-Shëndeti

Transmetim nga ajri? OBSH rishikon udhëzimet për mbrojtjen ndaj COVID-19


               Publikuar në : 11:35 - 03/04/20 |
Al Do

Rritja e numrit të infektimeve me koronavirus me ritme të frikshme gjatë ditëve të fundit duke kaluar pragun 1 milion, ka detyruar studiuesit dhe OBSH-në të rishikojnë udhëzimet e tyre për mbrojtjen ndaj COVID-19.

Pyetja që po i mundon më shumë deri tani ekspertët është nëse virusi përhapet përmes ajrit ose jo. Ndonëse për këtë nuk ka studime konkrete që ta vërtetojnë të dhënat shkencore sugjerojnë se virusi mund të qëndrojë në ajër më shumë nga ç’mendohej.

Shqetësimet janë rritur teksa gjithmonë e më shumë anëtarë të stafit shëndetësor janë infektuar në spitale. Mendohet se në sallat e reanimacionit , falë frymës së lëshuar nga makineritë, e jo asaj normale, ajri mund të mbetet i infektuar për disa orë.

Përfaqësuesi i OBSH, David Heymann tha për BBC se “po studiojmë me vëmendje gjetjet e reja shkencore” kur u pyet nëse ata do të këshillonin përdorimin e maskave në masë.

Kjo ka qenë një tezë e kundërshtuar deri tani nga OBSH. Sipas tyre maska parandalon transmetimin nga një person i prekur me COVID-19 por nuk mund të mbrojë një person të shëndetshëm. Por me të dhënat e reja që sugjerojnë qëndrimin e virusit në ajër situata ndryshon dhe maskat mund të jenë një armë më shumë për të frenuar pandeminë.

Gjithësesi kjo tezë mbetet ende për tu vërtetuar nga shkencëtarët por një gjë ku të gjithë ata bien dakord është se ruajtja e distancës me të paktën 1 metër është mënyra më e mirë për të shmangur infektimin. /Opinion.al

Pas