Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Transferta nga SHBA dhe fshehje pasurie shkarkohet gjyqtarja Entela Prifti

2018/10/10 at 10:30 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Transferta nga SHBA dhe fshehje pasurie shkarkohet gjyqtarja Entela Prifti

Ditën e djeshme, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit doli kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Korçë, Entela Prifti.

Gjyqtarja iu nënshtrua filtrave të vetingut. Sipas KPK-së, ajo ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të pasaktë të saj. Sipas hetimit administrativ të thelluar, gjyqtarja kishte mospërputhje në deklarimet për shitjen e një apartamenti 70 metra katrorë.

Me probleme rezultuan edhe shitjet e dy makinave nga ana e gjyqtares. Komisioni ka konstatuar se janë shitur më shtrenjtë sesa janë blerë. Po kështu, relatorja Etleda Çiftja tha gjatë seancës se probleme ka pasur edhe me personat e lidhur. Bashkëshorti i gjyqtares nuk ka deklaruar një apartament duplex të blerë në vitin 2004 për një vlerë prej 2 milionë lekësh.

Si burim krijimi është deklaruar kursimi gjatë viteve dhe një kredi bankare. Por nga hetimi për këtë aset rezulton se ky apartament nuk është deklaruar në vite nga ana e personit të lidhur. Vlera e kësaj pasurie është deklaruar në total 2 milionë lekë, por vlera e tregut është në shumën 7 milionë lekë.

Gjithashtu, mungon dokumentacion provues, ligjor për të justifikuar shpenzimet dhe krijimin e pasurisë. Nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtarja del me bilanc negativ. Të ardhurat e vitit 2004 janë të pamjaftueshme për të blerë apartamentin, tokën arë dhe aksionet e bashkëshortit në një kompani private.

Probleme u konstatuan edhe për blerjen vilës, që përdoret si biznes, piceri dhe kafene “Fine Four”. Nga deklarata veting rezulton se si burim krijimi për këtë pasuri janë deklaruar nga subjekti të ardhurat e bashkëshortit në shumën 9 milionë lekë, të dhuruara nga babi i bashkëshortit.

Të ardhurat nga shitja e makinës, kursime nga pagat dhe shpërblimet nga puna e subjektit dhe bashkëshortit. Gjithashtu është fshehur edhe një llogari bankare e bashkëshortit të gjyqtares në vlerën 70 mijë dollarë. Po ashtu ka pasur edhe transferta të dyshimta parash nga SHBA-të./Panorama

Etiketa: entela priftigjyqtareshkarkohet

Ju sugjerojmë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

5 Shkurt, 2026 2:35 pm
Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik
Aktualitet

Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik

5 Shkurt, 2026 2:21 pm
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës
Kryesore

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës

5 Shkurt, 2026 2:06 pm
Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet
Kronikë

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

5 Shkurt, 2026 12:16 pm
Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s
Aktualitet

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s

5 Shkurt, 2026 12:06 pm
Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
Aktualitet

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

5 Shkurt, 2026 9:46 am
Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE
Bota

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

5 Shkurt, 2026 9:27 am
Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit
Kronikë

Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit

5 Shkurt, 2026 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shkurt, 2026 9:22 am
Para
Përgjimet e Shullazit, PD: Rama mbron Ergys Çyrbjen, s’lejon arrestimin nga Prokuroria

Video në Opinion/ Salianji – Ballës: Vij aty ku je

Ja çfarë tha drejtori i Policisë së Tiranës për plagosjen e efektivit tek ish-parku i autobusëve

Videoja në Opinion/ Veliu: Nuk kam patur kurrë kontakt me Fredi Alizotin

Shqiptaret shkëlqejnë në tapetin e kuq, ja si ishin veshur në eventin AMA

Shqiptaret shkëlqejnë në tapetin e kuq, ja si ishin veshur në eventin AMA

TE FUNDIT

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
5 Shkurt, 2026

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK. Sipas informacioneve, Golemi qëndroi për rreth tre...

Lexo më shumë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
5 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ndaj...

Lexo më shumë

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
5 Shkurt, 2026

Kremlini ka mohuar çdo lidhje të mundshme mes financierit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, duke i cilësuar akuzat...

Lexo më shumë

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
5 Shkurt, 2026

Qeveria ka sqaruar shfuqizimin e vendimit për bllokimin e rrjetit social TikTok, duke rikthyer aksesin e plotë për të gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com