Aktualitet

Transaksionet e DIA-s, ja çfarë tha Dritan Prifti për Agron Çelën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:40 - 17/12/15 |
b.f

Transkaksionet e DIA-s në xhepat e politikanëve ishin një denoncim që erdhi fillimisht nga ish-ministri i Energjitikës dhe Ekonomisë Dritan Prifti, i cili 3 muaj më parë kur shpërtheu skandali i aferës CEZ-DIA, dhe doli në skenë emri i Ilir Metës, tha se kishte prova të pakundërshtueshme se deputetë të LSI-së kishin marrë para nga DIA e Kastriot Ismaliaj.

Para të cilat sipas Priftit ishin përdorur nga LSI në fushatën  elektorale të vitit 2011. Një ndër ta edhe deputeti aktual i LSI-së Agron Çela. “Nga llogaria e DIA-s kanë shkuar para drejtëpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI-së. Nga DIA kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet I LSI-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motorra që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011. Kam dokumentet bankare të transfertave, siç do ti ketë më vonë Prokuroria”, tha Prifti.

Agron Çela iu përgjigj asokohe Priftit:“Nuk ekziston asnjë transfertë parash nga DIA, në kompaninë që unë kam drejtuar gjatë vitit 2011. Gjatë këtij viti unë kam qenë qytetar i thjeshtë dhe në 2013 u bashkova me LSI-në në prag të zgjedhjeve”.  Për shpifjet e ndyra të ordinerit Dritan Prifti do të ballafaqohem dhe do të ndjek çdo hap dhe rrugë ligjore në prokurori. Mbështes e do votoj për një hetim të gjithanshëm dhe ndërkombëtar të çështjes”, është shprehur Cela.

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas