Bota

Tramp: Fauçi është një katastrofë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:19 - 19/10/20 |
Al Do

President i SHBA, Donald Tramp ka sulmuar doktor Antoni Fauçin, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive në Shtëpinë e Bardhë, në lidhje me masat anti-COVID.

“Njerëzit janë lodhur nga koronavirusi,” tha presidenti, sipas The Guardian, gjatë një konference me stafin e tij të fushatës.

“Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Fauçin dhe të gjithë këta idiotë.”

Tramp shtoi se Fauçi, i cili ka udhëhequr Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984, ishte një “djalë i mirë” por që ka qenë “këtu për 500 vjet”.

Presidenti gjithashtu pretendoi (pa prova) se numri i të vdekurve në SHBA do të kishte qenë deri në 800,000 nëse ai do të kishte ndjekur këshillat e Fauçit.

“Fauçi është një katastrofë,” tha Trump.

Komentet e presidentit vijnë një ditë pas një interviste të Fauçit, në të cilën eksperti tha se “nuk ishte aspak” i habitur që Tramp u infektuar nga koronavirusi sepse në ditët para se të shfaqte simptoma, ai po mbante tubime me shumë njerëz ku distanca sociale dhe përdorimi i maskave ishin minimale./ Opinion.al

Pas