Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Traktati Italio-Shqiptar,telegramet mes Zogut, Emanuelin III dhe Musolinit

2019/07/02 at 10:22 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Traktati Italio-Shqiptar,telegramet mes Zogut, Emanuelin III dhe Musolinit

Aurenc Bebja-“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, më 14 (faqe n°6) dhe 15 dhjetor (faqe n°2) 1926 telegramet e shkëmbyera ndërmjet Ahmet Zogut me Viktor-Emanuelin III (Mbretin e Italisë) dhe Musolinin, me rastin e ratifikimit të traktatit të miqësisë italo-shqiptare, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Traktati i miqësisë italo-shqiptare

Romë, 13 dhjetor.

  1. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, i dërgoi Mbretit të Italisë këtë telegram, me rastin e ratifikimit të traktatit të miqësisë italo-shqiptare :

“Në momentin kur dy qeveritë tona kanë konsoliduar, me anë të një traktati, lidhjet tradicionale të miqësisë që për fat të mirë ekzistojnë midis dy vendeve fqinje, dëshiroj t’i shpreh Madhërisë Suaj besimin tim të plotë në punën e vëllazërisë besnike që e ardhmja u rezervon popujve tanë.

I lutem Madhërisë Suaj të mirëpresë urimet e mia për lumturinë e Madhërisë Suaj dhe familjes mbretërore italiane.”

Mbreti i Italisë u përgjigj :

“I kam çmuar veçanërisht ndjenjat që Shkëlqesia juaj donte të më tregonte në momentin kur lidhjet tradicionale të miqësisë midis kombit shqiptar dhe atij italian u konfirmuan nga një pakt solemn i frymëzuar nga të njëjtat ndjenja të përzemërta.

 Dëshiroj t’i përtërij Shkëlqesisë Suaj, në këtë rast të lumtur, shprehjen e sinqertë të dëshirave të mia për të mirën dhe prosperitetin e kombit fisnik shqiptar dhe për lumturinë personale të Shkëlqesisë Suaj.”

Dje, kemi publikuar telegramet e shkëmbyera midis Z. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë dhe Mbretit të Italisë. Sot, ju komunikojmë shkëmbimet ndërmjet Ahmet Zogut dhe Musolinit.

 Presidenti i Republikës së Shqipërisë u shpreh si më poshtë :

“Jam veçanërisht i kënaqur të theksoj se ratifikimi i Paktit të Miqësisë dhe Sigurisë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë është një provë e mëtejshme e politikës besnike dhe të zgjuar që ndiqet nga Shkëlqesia juaj drejt vendit tim. Duke deklaruar kështu qëllimet e sinqerta dhe pa interes të kombit italian për motrën e tij shqiptare, Shkëlqesia juaj e ka kurorëzuar veprën e paqes duke dhënë një kontribut të madh, në të njëjtën kohë, në forcimin e lidhjeve tradicionale të miqësisë të cilat për fat të mirë ekzistojnë ndërmjet dy popujve fqinjë. Me këtë rast, unë jam i lumtur të dekoroj Shkëlqesinë Tuaj me Kordonin e madh të Urdhërit të Lartë Kombëtar të Besës.”

Z. Musolini iu përgjigj Presidentit të Republikës së Shqipërisë me telegramin e mëposhtëm :

“Ndjenjat e miqësisë besnike dhe dëshira e përbashkët për paqe që frymëzojnë dy popujt e Italisë dhe të Shqipërisë kanë gjetur, në Paktin e Miqësisë dhe të Arbitrazhit (Sigurisë) të nënshkruar kohët e fundit, një rezultat të sinqertë dhe të qëndrueshëm. Jam i kënaqur që kombi fisnik shqiptar, i qeverisur nga dora e fortë e Shkëlqesisë Suaj, ka mirëpritur me simpati të njëzëshme përfundimin e një pakti që i hap dy popujve rrugët për një bashkëpunim paqësor dhe të frytshëm. Uroj, për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë suaj, dëshirat më të ngrohta. Ju falënderoj për dekorimin tuaj dhe jam i lumtur t’ju informoj se Mbreti ju ka dekoruar me Kordonin e Madh të Santi-Maurizio.”

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe z. Musolini kanë uruar gjithashtu njëri-tjetrin.

https://www.darsiani.com/la-gazette/shkembimi-i-telegrameve-ndermjet-ahmet-zogut-viktor-emanuelit-iii-dhe-musolinit-me-rastin-e-ratifikimit-te-traktatit-te-miqesise-italo-shqiptare-1926/

Ju sugjerojmë

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

17 Nëntor, 2025 3:38 pm
Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
Bota

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

17 Nëntor, 2025 3:08 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

17 Nëntor, 2025 2:12 pm
Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike
Kryesore

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike

17 Nëntor, 2025 1:07 pm
SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”

17 Nëntor, 2025 1:03 pm
Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake
Politikë

Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake

17 Nëntor, 2025 12:36 pm
Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve
Sport

Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve

17 Nëntor, 2025 12:28 pm
SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra
Kronikë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

17 Nëntor, 2025 11:52 am
Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat
Aktualitet

Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat

17 Nëntor, 2025 11:48 am
Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie
Bota

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie

17 Nëntor, 2025 11:47 am
Para
Me këtë video, vetëm do të qeshni…

Me këtë video, vetëm do të qeshni...

“Zgjedhje parlamentare dhe presidenciale”, propozon Meta dhe “hap letrat”

“Zgjedhje parlamentare dhe presidenciale”, propozon Meta dhe "hap letrat"

Gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve, paditet ministri serb

Gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve, paditet ministri serb

TE FUNDIT

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
17 Nëntor, 2025

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pasi ditën e sotme Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra. Përmes një...

Lexo më shumë

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
17 Nëntor, 2025

Një gjykatë tribunale në Bangladesh ka dënuar ish-kryeministren Sheikh Hasina me vdekje për shtypjen e protestave kundër qeverisë të vitit...

Lexo më shumë

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
17 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u bëri thirrje të dielën në mbrëmje republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë për publikimin e...

Lexo më shumë

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike
17 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga konferenca e përditshme për shtyp me gazetarët, paralajmëroi se sot opozita inauguron “fillimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com