Trajneri i Llapit në Kosovës, Bylbyl Sokoli, është sulmuar në hyrje të banesës së tij mbrëmjen e sotme. Siç bëjnë me dije mediat kosovare, ai është rrahur nga tre persona, para banesës së tij në rrugën “Luan Haradinaj”.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa trajneri Sokoli është duke marrë trajtimin mjekësor. Ky sulm, vjen vetëm një orë, pasi përfundoi ndeshja e Prishtinës me Llapin, që u mbyll me fitoren e ekipit të Josës me shifrat 2-1.