Igli Tare pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si drejtori i ri sportiv te Milani. Marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe mungon vetëm firma në kontratë.
Shqiptari ka nisur menjëherë nga puna dhe detyra e parë e rëndësishme për të, do të jetë zgjedhja e trajnerit të ri.
Mediat italiane kanë zbuluar së fundmi se i preferuari i Tares është trajneri aktual i Bolognas, Vicenzo Italiano. Ky i fundit ka bërë punë të shkëlqyer në Itali, fillimisht me Spezian, më pas te Fiorentina dhe këtë sezon te Bologna, me të cilët fitoi trofeun e parë në 51 vite.
Megjithatë marrëveshja për trajnerin Italiano do të jetë shumë e vështirë, për shkak se te Bologna i kanë ofruar rinovimin e kontratës me rritje page.
Alternativa e dytë është Maurizio Sarri, i cili u kontaktua nga kuqezinjtë para emërimit të Conceicao, por një akord dështoi.