Sport

Trajneri i ri i Barcelonës: Nuk di nëse do ta bind Mesin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:55 - 20/08/20 |
Opi Nion

Barcelona ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e saj të ri dhe ai është Ronald Koeman. 57-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin Spanjoll dy ditë pasi klubi shkarkoi Quique Setien.

Ndërkohë ajo që ka marr vëmendje në këtë situatë, është vazhdimësia e Lionel Mesit në skuadër, pas humbjes së rëndë 8 me 2 përballe Bayernit.

Koeman është shprehur se ai nuk është i sigurt nëse do arrijë ta bindë Mesin të qëndrojë në klub.

“Nuk di nëse do ta bind të qëndrojë. Ai është lojëtari më i mirë në botë dhe lojëtarin më të mirë në botë ti do që ta kesh në skuadrën tënde, jo në skuadrën kundërshtare. Ai ka një kontratë dhe është ende lojëtar i Barcelonës. Në këtë pikë më duhet të flas me të sepse është kapiteni. Na duhet të flasim me të dhe me lojëtarë të tjerë. Na duhet të marrim disa vendime, por në rastin e Mesit shpresoj se do të qëndrojë me ne”, u shpreh ai./Opinion.al

Pas