Luksemburgu hyri në ndeshjen kundër Shqipërisë si ndaj Bosnjës. Me një mbrojtje të ngjeshur, që duhej t’u bënte ballë sulmeve të shpeshta
të vizitorëve, por jo një skuadër mjaftueshmërisht e zonja në thellësi. Shkëlzen Gashi (18’) e detyroi portierin Joubert të evitonte një top të
rrezikshëm, në rastin e parë potencial të kësaj miqësoreje, ndërsa priti edhe goditjen e fortë të Cikalleshit. Mundësia më e qartë e pjesës së
parë erdhi pas gjysmë ore lojë, me Shalën, që goditi nga e majta, duke e detyruar Joubert ta largonte topin me këmbë.
Ka pak entuziazëm në sulm, por Luksemburgu e ka krijuar mundësinë e parë me Delgado, teksa Berisha e ka zotëruar keq topin (30’).
Luksemburgu u trondit kur po afrohej pushimi mes dy pjesëve të lojës, teksa portieri Joubert u përjashtua me karton të kuq nga kryesori
austriak, Schörgenhofer, për një dalje të gabuar jashtë zonës së rreptësisë, duke frenuar Cikalleshin. Në pjesën e dytë pati një ripozicionim
të vendësve, me modulin 441, nisur nga mbetja me 10 lojtarë në fushë. Saga e ndryshimeve, që kishte nisur te Shqipëria, dha efektin e
Gjyqtarja e katërt në miqësoren LuksemburgShqipëri ishte femër
Koha për ta ndier deri në palcë shiun, që nisi të bjerë, erdhi 12 minuta më vonë. Cikalleshi goditi nga një distancë e afërt, prej dhjetë
metrash, pak në të djathtë të portierit vendës, duke dyfishuar rezultatin (76’). Fundi i ndeshjes ngjante me një përvojë të hidhur e të gjatë
për Luksemburgun, i cili kërkoi të mbrohej fort, por nuk ia doli. Ndërkohë, trajneri luksemburgas, Luc Holtz, tha pas ndeshjes:
Stoli i kombëtares luksemburgase gjatë miqësores ndaj Shqipërisë
“Më vjen keq që arbitri dha atë karton të kuq, veçanërisht gjatë një ndeshjeje miqësore. Pyes veten: nëse do ta bënte atë gjë Manuel Neuer,
a do të kishte reaguar arbitri në të njëjtën mënyrë? Ky karton i kuq na i prishi planet e pjesës së dytë. Ne ishim të detyruar të vendoseshim
në bllok, sa më kompakt, para portës sonë. U munduam t’i lejonim sa më pak hapësirë që ishte e mundur kundërshtarit. I kërkova skuadrës
të ndërtonin një difensivë sa më lart, por për fat të keq nuk mundën ta bëjnë këtë.