Jurgen Klopp ka vendosur ta largojë një futbollist nga Liverpool. Jurgen Klopp ka njoftuar mbrojtësin Mamadou Sakho se duhet të largohet nga Liverpool.
E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se Sakho nuk do të jetë pjesë e “Reds”, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, përcjell “Lajmi.net”.
Ai nuk konsiderohet i dobishëm nga Klopp. Prandaj, duhet të gjejë një skuadër të re ku mund të luajë me vazhdimësi në pjesën e dytë të këtij sezoni.