Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, mendon se përfaqësuesja që ai drejton nuk e nis si favorite sfidën e nesërme kundër Kroacisë. Por gjithashtu, ai është i sigurt se kjo nuk do të thotë detyrimisht një fitore për kroatët, pasi futbolli shpeshherë nuk ndjek logjikën.
Nëse nuk mjafton 100%, ne do të japim 120% në fushë. E tregoi edhe Kampionati Europian, nuk është gjithmonë kualiteti ai që fiton. Ne shpresojmë që nesër të jetë kështu. Do të jetë fusha e lojës ajo që do të tregojë çfarë Kosove do të jetë kjo. Jemi gati për të luajtur kundër disa prej lojtarëve më të mirë në botë”, theksoi Bunjaku.
Ai tregoi se do të kishte dashur të shihte në fushën e lojës Modriç dhe Raktitiç, dy lojtarë të cilët do t’i jepnin një pamje tjetër kësaj ndeshje, por që do të mungonin për dëmtim.
“Mua më vjen keq që nuk do të luajnë, pasi tifozët kanë dashur t’i shohin gjithmonë në fushë, pavarësisht cilësisë së tyre që do të na krijonte probleme. Do të ishte e bukur si për ne, edhe për tifozët”, tha Bunjaku.