Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trajneri i Hungarisë pas humbjes: Kishim mangësi cilësie, nuk jam Jezu Krishti

2021/10/10 at 11:48 AM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Hungarisë pas humbjes: Kishim mangësi cilësie, nuk jam Jezu Krishti

Trajneri i Hungarisë Marko Rosi ka komentuar humbjen me Shqipërinë, për të cilën tha se diferencën e kanë bërë lojëtarët. Ai është shprehur se skuadra e tij nuk ishte pas kuqezinjve sa i përket paraqitjes, por se atyre u mungonte një lojëtar si Broja.

“E kam thënë shpesh që Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. E tregoi edhe sot. Topi ishte në një portë dhe pastaj te tjetra. Broja ishte në krah dhe ia doli të shënonte. Lojtar i shkëlqyer. Ne kishim mangësi cilësie në zonën kundërshtare, në finalizim, në pasime, në gjuajtje. Kjo ndjehej. Sa i përket paraqitjes, le të shohim statistikat, në bazë të tyre nuk ishim shumë mbrapa. Diferencën e bëri cilësia e lojtarëve. Nëse ju i shihni gjërat ndryshe…Lojtarët në çdo ndeshje duhet të luftojnë për vendin e dytë, flamurin e Hungarisë. Duhet të mbrojmë Hungarinë në mënyrën më dinjitoze të mundshme. A do të arrijmë në play-off? Jo, sigurisht që jo. Por çështja është që të zbresim në fushë në Angli dhe kur të dalim, ta bëjmë me kokën lart. Pas Europianit sigurisht që kishte rënie në performancë, kjo është në përgjithësi e vërtetë. Por është në futboll në përgjithësi, ku lojtarët ndikohen nga rezultatet e arritura. Nuk ndjej se luajtëm keq sot. Bëmë disa gabime e humbëm topin 2-3 herë në pjesën e parë, por ishim në rregull deri në 15 minutat e fundit. Na mungoi pak cilësia aty. Na mungojnë lojtarët në pjesë të ndryshme të fushës. Ndoshta jam vetëm unë, por mendoj se kemi vështirësi që të zhvillojmë lojtarë të rinj cilësorë që të luajnë në nivele të larta”, u shpreh Rosi.

Duke pohuar se ai mban përgjegjësi për rezultatet, Rosi tha se baza e lojëtarëve nuk është përgjegjësi e tij.

“E kam thënë shpesh që Shqipëria është ekip i mirë, një skuadër që vjen pas nesh sa u përket rezultateve, por një ekip shumë i mirë sa i përket cilësisë. Unë nuk jam Jezu Krishti! Siç më kanë thënë trajnerë shumë më të suksesshëm mua, një trajner është si ata që prodhojnë verë, Mund të bëjë verë vetëm nga ajo që korr. Jam këtu që nga viti 2019, në rrugëtimin nga Liga C, në Ligën A dhe në Kampionatin Europian. Mbaj përgjegjësi për rezultatet, pasi jam unë që vendos ekipin në fushë, por baza e lojtarëve nuk është përgjegjësia ime. Nëse ndokush, edhe në privat më rekomandon lojtarë, do të isha i lumtur ta dëgjoja, por ju lutem më rekomandoni lojtarë”, tha trajneri i Hungarisë./Opinion.al

Etiketa: futbollhungarishqiperi

Ju sugjerojmë

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
Rajoni

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

5 Nëntor, 2025 2:46 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

5 Nëntor, 2025 1:57 pm
Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
Politikë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

5 Nëntor, 2025 1:42 pm
I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump
Bota

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

5 Nëntor, 2025 1:16 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit

5 Nëntor, 2025 1:08 pm
“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës
Kryesore

“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës

5 Nëntor, 2025 1:05 pm
Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku
Politikë

Tenderi i Llogarasë/ Bardhi: Kompania turke u paracaktua fituese nga Balluku

5 Nëntor, 2025 12:37 pm
Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare
Aktualitet

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

5 Nëntor, 2025 12:12 pm
Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete
Bota

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete

5 Nëntor, 2025 12:02 pm
Para
Protesta kundër pasaportës së vaksinimit, incidente dhe 12 të arrestuar në Romë

Protesta kundër pasaportës së vaksinimit, incidente dhe 12 të arrestuar në Romë

I përfshirë në “Pandora Papers”, kryeministri miliarder i Çekisë humb zgjedhjet

I përfshirë në "Pandora Papers", kryeministri miliarder i Çekisë humb zgjedhjet

Video/Pas fitores Reja feston ditëlindjen, surpriza e djemve të kombëtares

Video/Pas fitores Reja feston ditëlindjen, surpriza e djemve të kombëtares

TE FUNDIT

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
5 Nëntor, 2025

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Për...

Lexo më shumë

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
5 Nëntor, 2025

Përgjithësisht ka qenë i kursyer në komente për ish-krerët e UCK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë. Por...

Lexo më shumë

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar emrat e bashkëkryetarëve dhe anëtarëve të opozitës për Komisionet e Posaçme të Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale....

Lexo më shumë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
5 Nëntor, 2025

Një ditë më parë, Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel publikoi raportin me progresin e vendeve kandidate për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com