Sport

Trajneri i Atletico Madrid infektohet me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:04 - 12/09/20 |
el ida

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë klubi spanjoll, që sqaron se tekniku argjentinas nuk ka simptoma.

Simeone ka qenë i vetmi nga i gjithë stafi dhe lojtarët e Atletico Madrid që ka rezultuar pozitiv.

Në gusht, te Atletico Madrid dolën pozitivë lojtarët Correa dhe Vrsaljko. Më pas, në shtator u infektuan edhe Diego Costa dhe Arias.

Atletico Madrid do ta nisë në 27 shtator kampionatin spanjoll./Opinion.al

Pas