Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd. Raportohet se një trajler është përplasur me një makinë.
Ndërkohë si pasojë e përplasjes një grua ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur. Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh.
“Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintroen”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia./Opinion.al