Kronikë

Traileri del nga rruga, përplasen 6 makina në rrugën Elbasan-Librazhd



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:43 - 27/08/22 |
Opi Nion

Një aksident masiv është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” në aksin Elbasan-Librazhd.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë 6 automjete dhe një trailer. Nga të dhënat parapraket mësohet se traileri ka qenë duke udhëtuar dhe i ka shpërthyer goma, gjë që e ka devijuar nga rruga.

Si pasojë e devijimit të trailerit nga rruga, në këtë aksident zinxhirë janë përplasur edhe 6 makina të tjera.

Deri më tani është raportuar vetëm për një vajzë të plagosur e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Librazhdit.

Ndërkohë tronditje kanë pasur edhe shoferët e makinave të përfshira në këtë aksident.

Si pasojë e përplasjes masive, është krijuar një trafik kilometrik i rënduar, ndërsa pritet hapja e qarkullimit nga ana e policisë.

Pas