Një grua ka humbur jetën tragjikisht. Trupi i pajetë u gjet nga policia pas njoftimit të banorëve. 64-vjeçja kishte shenja te shumta djegie ne trup, thanë ata. Sipas policise se Durresit ngjarja ka ndodhur në fshatin Ardhishtë të Shijakut.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë banesës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën. Sipas policise, shkaku i saktë të vdekjes do ta përcaktohet nga Akti i Ekspertimit.