Një djalë 7 muajsh është gjetur i vdekur në makinën e babait të tij në Houston.
Justin Huynh, një foshnjë vetëm 7 muajshe, ishtë lënë në ulësen e pasme të makinës për 10 orë pasi babai i tij shkoi në punë dhe e harroi, shkruan The Houston Chronicle.
Foshnja u gjet e vdekur në makinë e babait të tij në Houston
Babai është kujtuar që kishte harruar fëmijën në makinë pasi është telefonuar nga e ëma e cila është interesuar për foshnjën.
Shkak për humbjen e jetës së fëmijës së vogël janë bërë temperaturat e larta në atë pjesë të makinës.
Babai u intervistua nga policia por u lirua deri në vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.