Një foshnje 1 vjeçe me baba shqiptar dhe nënë italiane ka humbur jetën tragjikisht pasi u sulmua nga qentë pit-bull. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat shkruajnë se ngjarja ndodhi në komunën e Flero, në rajonin e Brescias.
Foshnja që sapo kishte mësuar të ecte ka dalë në oborrin e shtëpisë kur është sulmuar nga qentë. Ajo ka qenë nën kujdesin e gjyshit i cili nuk mundi ta nxjerrë gjallë mbesën nga qentë e tërbuar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dy qentë pit-bull ishin në pronësi të gjyqit (nga nëna) të vajzës së mitur që vdiq tragjikisht.