Një grua dhe një djalë i ri i kanë dhënë fund jetës brenda 24 orësh në Durrës. Burime nga policia thanë se të dyja ngjarjet e rënda kanë ndodhur në Fllakë të Durrësit.
Burimet policore thanë se dje rreth orës 10:40, në spital ka mbërritur e vdekur 46-vjeçarja me inicialet F. C., 46 vjeçe, banuese në Fllakë, Durrës.
Gruaja ishte vetëvarur me litar në një ambient pranë banesës së saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.
Po dje rreth orës 12:00 është vetëhelmuar duke pirë fostoksinë, në banesë shtetasi D.D. 26 vjeç, banues në Fllakë, Durrës.
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin”Nënë Tereza”, Tiranë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.