Dy vajza të reja kanë tentuar vetëvrasjen në Shkodër dhe Lezhë, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Burimet e Policisë bëjnë me dije se në fshatin Berdicë, Shkodër, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia G.GJ, vjeç 23, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndersa në Shëngjin, në banesën e saj, shtetësia A.D, vjeç 24, ka përdorur mbi dozë medikamentesh mjekësore, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.