Aktualitet

Tragjike, 26-vjeçarja shqiptare ndërron jetë në sy të vajzës 6-vjeçare


               Publikuar në : 19:13 - 18/08/19 |
xhu lia

26-vjeçarja shqiptare Fatjona Kallmi ka ndërruar jetë në sytë e vajzës 6-vjeçare, në një plazh në në qytetin Metaponto në Italisë, ku ajo po pushonte së bashku me familjen e saj. Fatjona ndodhej në ujë me vajzën e saj 6-vjeçare, ku sipas dëshmitarëve është gjetur në vështirësi duke rrezikuar mbytjen.

Menjëherë për t’i ndihmuar ka shkuar roja ii plazhit duke i nxjerrë nënë e bijë nga deti. Megjithatë përpjekjet për t’a sjellë në jetë asgjë nuk mund të bëhej më për 26-vjeçaren shqiptare.

Fatmirësisht vogëlushja e saj 6-vjeçare ka arritur të shpëtojë. Fatjona ndodhej në plazh së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj 3 dhe 6 vjeçe. Ndërkohë që ajo po lahej me vajzën e saj 6-vjeçare, bashkëshorti po qëndronte në çadër me vogëlushen tjetër.

Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet se përse 26-vjeçarja shqiptare ndërroi jetë. Në shenjë zie të gjithë pushuesit mbyllën çadrat dhe shezlonët në zonën përreth. Prej vitesh ajo dhe familja e saj jetonin në Toritto të Barit./Opinion.al/

Pas