Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedit e fundit në bregdet, Gega: Shkaku, indiferenca e autoriteteve

2017/07/22 at 5:08 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedit e fundit në bregdet, Gega: Shkaku, indiferenca e autoriteteve

Presidenti i Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, Erdit Gega, flet pas ngjarjeve të fundit tragjike në bregdet. Gega e ka quajtur një bilanc shumë të rëndë këtë të ditëve të fundit në plazhet shqiptare. Ai më tej ka theksuar se të gjitha autoritetet nuk mund të rinë indiferente ndaj këtyre tragjedive por duhet të ndërmarrin masa në bregdet. Federata e Vrojtimit të Plazhit do të ndihmoj për trajnimin dhe kualifikimin e vrojtuesve të plazhit, çka sipas tij do tu vij në ndihmë pushuesve.


Intervista

Pse e morët nismën për ngritjen e një Federate për Vrojtuesit e Ujit?

-E kemi krijuar këtë Federatë, jo vetëm sepse e kërkon legjislacioni shqiptar, por edhe me dëshirën për t’i ofruar vendit eksperiencën tonë të lifeguardit. Gjithashtu kemi ngritur Qendrën e Formimit Profesional për “Vrojtues Plazhi” të miratuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe të licencuar nga Ministria e Financave. Struktura dhe programi ynë është formuar edhe me asistencën e Federatës Italiane të Shpëtimit në Ujë, e ngjashme me Federatat e vendeve të BE-së dhe me të cilët kemi një marrëveshje reciprociteti për njohjen e diplomave që lëshojmë. Ditën e enjte patëm dhe ceremoninë e certifikimit të klasës së parë të Vrojtuesve të Plazhit ‘Made in Albania. Gjatë ditëve të fundit ka patur shumë viktima në plazhet vendase.

Cilat janë shkaqet e humbjes së këtyre jetëve njerëzore?

-Është me të vërtetë një bilanc shumë i rëndë. Jo më larg se pak ditë më parë lexuam dhe dëgjuam për disa jetë të humbura në plazhet tona. Më pas në Velipojë, në Ksamil, pastaj në Golem. Çdo ditë po humbasim jetë njerëzish dhe kjo është shumë e dhimbshme. Këto raste fatkeqësish të rënda, duhet të na ndërgjegjësojnë për nevojën e madhe të ruajtjes së jetës njerëzore. Dhe shkaku kryesor është indiferenca e strukturave vendore dhe qendrore.

Si do të ndihmojë Federata në rritjen e sigurisë në plazhe?

-Ne besojmë se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit midis të gjithë strukturave përkatëse dhe duke marrë përsipër përgjegjësitë që na ngarkon ligji, mund të rrisim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e sigurisë në bregdetin shqiptar.

Cilat janë eksperiencat e vendeve të tjera në këtë drejtim?

-Ky profesion është shumë i vlerësuar në vendet e BE-së. Këtë e them edhe nga eksperienca personale, pasi kam patur mundësinë ta ushtroj këtë profesion në brigjet e Italisë. Pasja e një kualifikimi si lifeguard është një bonus dhe të favorizon nëse konkurron për një vend pune në Itali. Është një profesion shumë fisnik.

Si do të bashkëpunohet me qeverinë dhe bashkitë?

“Jemi të vetëdijshëm se ne, si Federatë Kombëtare, autoriteti përgjegjës për trajnimin, kualifikimin dhe licencimin e Vrojtuesve të Plazhit, po ndërmarrim hapat e parë drejt një sfide të madhe, një rrugëtim përgjatë të cilit nuk mund të ecim të vetëm, por jemi më se të bindur se me ndihmën dhe mbështetjen e duhur, të cilën e presim nga strukturat shtetërore, misioni ynë nuk do të jetë i pamundur. Dhe nëse nuk do të arrijmë dot të kemi një bashkëpunim me këto struktura, atëherë ne si Federatë do t’i drejtohemi organit të Prokurorisë dhe do t’i kërkojmë të hetojë se përse këto struktura nuk e kanë zbatuar detyrën që i ngarkon Ligji. Sepse për ne, jeta njerëzore është shumë e shtrenjtë dhe nuk mund t’i humbasim për shkak të indiferencës së personave të papërgjegjshëm”.



Ju sugjerojmë

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
Kronikë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

11 Qershor, 2026 3:12 pm
Para
Si u ndërtua skema për të vrarë aktorin dhe kush ishin organizatorët?

Si u ndërtua skema për të vrarë aktorin dhe kush ishin organizatorët?

Video/ Pamje që ju japin kurajo për të arritur objektivat e duhura me peshën tuaj trupore

Video/ Pamje që ju japin kurajo për të arritur objektivat e duhura me peshën tuaj trupore

Zgjedhjet në PD, Selami ka pakënaqësi: Krerët e degëve kërkuan që të votohet Basha

Zgjedhjet në PD, Selami ka pakënaqësi: Krerët e degëve kërkuan që të votohet Basha
















TE FUNDIT

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
11 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fundmi se të enjten do ta godasë fort Iranin e po ashtu ka...

Lexo më shumë

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
11 Qershor, 2026

Irani mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe...

Lexo më shumë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
11 Qershor, 2026

Jose Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madrid. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke mbyllur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}