Një shtëpi dykatëshe është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Beg të Pukës dhe burrë e grua u dogjën brenda.
Sipas policisë viktimat janë Petrit e Dava Ndoi, përkatësisht 40 e 35 vjeç. Për fat katër fëmijet e tyre më i madhi 12 vjeç kanë shpëtuar pasi u hodhën nga kati i dytë.
Ata shpëtuan dhe gjyshen që ishte e paralizuar. I pari që dalloi zjarrin ishte gjyshi i fëmijëve, i cili i ka zgjuar menjëherë fëmijët. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje, por paraprakisht dyshohet se ishte një shkëndijë elektrike nga sistemi i amortizuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al