TIRANE- E kisha fiksuar Andin mes shumë fëmijëve të pallatit jo vetëm për faktin se prindërit e tij kishin një dyqan të vogël në pallat ku ai qendronte shpesh aty, por edhe për faktin se ishte një fëmijë mjaft i shkathët.
Ai sot nuk është më.. u shuajt brenda shtëpisë së tij. Dhimbja për të nuk ka fjalë për tu përshkruar.
Flakët shpërthyen rreth orës 17:30 të së martës në banesën ku 4 vjeçari jetonte me dy prindërit dhe motrën vetëm 7-muajshe.
E marta e sotme është e zezë për familjen Nezha. I njoh Amarildon dhe Raibijen, si dy njerëz punëtore, e gjithnjë të qeshur. Ata kishin jetuar disa vite në emigracion dhe ishin kthyer në Shqipëri për të ndërtuar një jetë mes vështirësive.
Çifti me dy fëmijët e mitur jetonte në katin e shtatë të pallatit në zonën e njohur si “Unaza e Re” në Tiranë.
Andi ishte kthyer sot pasdite nga kopshti dhe ndodhej në shtëpi me nënën dhe motrën, ndërsa i ati ndodhej në dyqanin e vogël që kishim me qira në katin e parë të pallatit.
Thuhet nga komshinjtë se Rabija ka qenë në tualet duke lare vajzën e vogël. Kur ka dalë, ka parë flakët në shtëpi. Ajo ka tentuar të shpëtojë të birin, por ka qene e pamundur.
Nuk dihet se në çfarë rrethanash i vogli është gjendur në ballkon. Nga dëshmia e banorëve të pallatit mësojmë se Rabija ka arritur të nxjerrë vajzën e mitur jashtë shtëpisë. Më pas ka tentuar të hyjë në banesë, por dera nga presioni është mbyllur.
Ndërsa Amarildo është ngjitur në pallat kur ka parë flakët në ballkonin e shtëpisë së tij. Ka qenë e pamundur të benin dicka për të shpëtuar fëmijën e tyre.
Burrë e grua janë marrë nga krahët dhe nxjerrë jashtë të asfiksuar dhe me plagë të lehta djegie, ndërsa djali ka mbetur brenda mes flakeve.
Zjarrfikësja ka mbërritur rreth orës 18:15, ose ndryshme 30-40 minuta nga momenti kur është lajmëruar. Në vendngjarje në fillim ka qenë vetëm një makinë zjarrfikëse edhe ajo e mangët me ujin që i rridhte nga 4 anët.
Tre zjarrfikësit janë ngjitur lart. Banesa në ato momente ishte e gjitha nën flakë. Për afro një orë kanë vazhduar flakët e mëdha në banesë. Në fund kur nuk duheshin më, kanë mbërritur edhe dy zjarrfikëse të tjera dhe një autoambulancë.
Theksoj se të lënduarit janë transportuar në spital nga banorë të pallatit dhe jo nga ambulanca. Kjo e fundit ka transportuar vetëm tre zjarrfikësit që dolën të asfikësuar nga tymi në banesë.
Pas “luftës” për afro një orë me flakët, nuk kishte asnjë shpresë jetë për Andin 4 vjeçar. Policia rrethoi zonën me shiritin e sigurisë. Rreth orës 19:00 përgjegjësi i zjarrfikëses komunikoi për mediat se fëmija i mitur ka humbur jetën. Siç thonë burimet, trupi është gjetur i karbonizuar në ballkonin e shtëpisë.
Lidhur me shkaqet, pritet të merret në pyetje nëna e fëmijës për të mësuar më shumë, por paraprakisht policia thotë se ka patur rrjedhje gazi nga bombula.
Vatra e zjarrit ka qene në pjesën e kuzhinës aty ku ndodhej edhe bombula e gazit që përdorej për gatim. Gjithsesi një ekspertizë e mirëfilltë do të nxjerrë shkaqet e verteta. Ndërsa Amarildo e Rabije Nezha dhe vajza e mitur 7 muajshe janë duke u trajtuar në QSUT jashtë rrezikut për jetën. / Riviera Dedaj. Opinion.al/