Qindra qytetarë së fundmi kanë rrethuar bashkinë e Komunës së Koçanit.
Ata kërkuan të takohen me kryetarin Ljubço Papazov, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen.
Protesta e qytetarëve në Koçan, po zhvillohet për të kërkuar përgjegjësi nga të gjithë të përfshirët në tragjedinë e dhimshme që na ndodhi ditën e djeshme.
Në bashki janë hedhur gurë dhe vezë, si dhe janë thyer disa xhama.
Më vonë, qytetarët e revoltuar janë nisur drejt lokalit të dytë të pronarit të “Pulse”.
Protestuesit kanë thyer xhamat e dyqanit si shenjë proteste.