Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedia e studentëve të Liceut Francez të Korçës – Ermira Xhomaqi

2017/10/25 at 8:40 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Tragjedia e studentëve të Liceut Francez të Korçës – Ermira Xhomaqi

100 vjetori i Liceut Francez të Korçës, përbën një ngjarje të shënuar në historinë e shkollës shqipe, sepse që në vitet e para pas Pavarësisë, ky lice luajti një rol sa të veçantë aq edhe të rëndësishëm në formimin e elitës shqiptare të kohës dhe përhapi në Shqipëri kulturën franceze dhe vlerat e saj. Frekuentimi i këtij liceu për pjesën më të madhe të atyre të rinjve arsimdashës nuk ishte një rastësi, por konsiderohej si një portë e hapur drejt Europës. Dhe prej këtu merr udhë një histori e gjatë e pambarimtë e intelektualizmit shqiptar, gjurmët e të cilit me gjithë dramën e pësuar nën diktaturë mbërritën të gjalla deri në ditët tona! A ishte vallë zgjedhja e këtij liceu, ajo që do të udhëhiqte e do të përcaktonte në vitet e mëpasme fatin e jetës së asaj rinie të pasionuar pas dijes e kulturës perëndimore?!


Duke reflektuar këtë pyetje ndoshta shumëkush prej nesh sjell ndërmend atë institucion arsimor të shquar i cili funksionoi gjatë gjithë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore, nga viti 1917 deri më 1942. Asokohe koloneli francez Descoins, me urdhër të gjeneralit Maurice Sarrail, komandant i ushtrisë së Lindjes dhe i forcave të Antantës, nënshkruan protokollin që shpallte krijimin e Republikës Autonome të Korçës, me president Themistokli Gërmënjin, nën mbrojtjen ushtarake të ushtrisë franceze. Në të njejtën kohë Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve i ripërcaktoi Shqipërisë kufijtë e vitit 1913 dhe më 25 tetor 1917, Franca, bëri të mundur hapjen në Korçë të një Liceu Francez. Menjëherë pas formimit ky lice, i cili më vonë do të quhej edhe Lice Kombëtar, do të bëhej një nga më të njohurit në Ballkan, për cilësinë e programeve mësimore dhe të mësimdhënies, ndërkohë që krijimi dhe funksionimi i tij u bë pjesë e një historie të lidhur pazgjidhshmërisht me peripecitë politike që kalonte Shqipëria dhe qyteti i Korçës në ato vite. Sipas Jacques Bourcart-it, një gjeolog i Armatës Franceze të Lindjes i cili ka jetuar ato vite në Korçë, Franca ishte lëkundur fillimisht për hapjen e Liceut, dhe kjo për të mos provokuar zemërimin e qeverisë greke e cila synonte kontrollin e plotë të kësaj zone të Shqipërisë. Megjithatë koloneli Descoins këmbënguli deri në instancat më të larta franceze dhe paraqiti projektin e krijimit të këtij liceu, programet shkollore të të cilit ishin krejtësisht të njëjtë me ata francezë dhe për këtë arsye Ministri francez i Arsimit Edouard Herriot-i, vendosi që diplomat e maturanteve të Liceut Francez të Korçës të ishin të barasvlershme me diplomat e bakaloreatëve në Francë.

Pikërisht aty, në bankat e këtij liceu, qindra të rinj shqiptarë u mbrujtën me idetë e iluminizmit e të së drejtës, të barazisë, të pluralizmit e të demokracisë, nisën projektet e tyre të para plot shpresa e dëshira për të ardhmen, lexuan për herë të parë pamfletet e Hygoit, admiruan Volterin në vlerësimin e tij për Gjergj Kastriot Skënderbeun, si edhe mësuan për gjithë ata shkrimtarë francezë që kishin ngritur lart figurën e heroit tonë kombëtar. Një frymë e re u ndje në gjeneratën e tyre dhe në krejt shoqërinë shqiptare, një entuziazëm i ri i mbartur nga ata studentë të talentuar, të etur për dije e kulturë, të cilët studiuan më pas në mbarë qytetet europeane: në Romë, Paris, Montpellier, Toulouse, Grenoble, Lyon etj, duke krijuar kështu atë plejadë të çmuar të elitës shqiptare, ëndrra e së cilës për një Shqipëri të re, do të zhytej shpejt dhe dhimbshëm në terrin që i ofroi diktatura.

Pjesa më e madhe e studentëve shqiptarë të ardhur në Francë në vitet ’20-’30, kishin mbaruar Liceun Francez të Korçës dhe kjo edhe për faktin se vetëm studentët e këtij liceu pranoheshin pa kryer studime plotësuese në universitetet franceze dhe integrimi i tyre në to ishte i menjëhershëm. E ndërsa për disa prej këtyre liceistëve jeta pasuniversitare vazhdoi një rrjedhë relatisht të qetë e të patrazuar, për shumë të tjerë vorbulla e saj i përfshiu dhe i flaku ata në një tragjedi të paparë.

Sigurisht ky shkrim merr përsipër jo të relatojë kalvarin nëpër të cilin u rrokullis jeta e të rinjve ish-liceistë të Korçës, të cilët pa dyshim, nëse do të jetonin, do të kishin qenë shtylla të forta në fusha të ndryshme të mendimit ligjor dhe të drejtësisë shqiptare, të shkencave politike dhe filozofisë, të ekonomisë dhe letërsisë, të mjeksisë, inxhinjerisë dhe agronomisë, të cilët do të vendosnin e do të ndërtonin bazat e një shteti shqiptar europian e demokratik, por gjithsesi këto rreshta janë një përpjekje për t’u bërë homazh këtyre personaliteteve, jeta e të cilëve mori rrapëllimën e mbrapshtë dhe humbi e u shkatërrua në vitet e regjimit totalitar. Ata u shuan mizorisht në kulmin e shkëlqimit të tyre dhe ende nuk kanë gjetur vendin që u takon në panteonin e mendimit intelektual shqiptar. Historia e ish-liceistëve të Korçës, dëshmon për energji të tëra njerëzore të pafajshme, mbytur me një lehtësi kriminale nga “fitimtarët”, nën diktaturë, ndërkohë që kontributi i tyre intelektual do të kishte qenë aq i çmuar dhe i vyer për Shqipërinë e pasluftës.

I referohem këtu, pikërisht viteve kur menjëherë pas çlirimit të vendit, idetë perëndimore dhe republikane të një elitë të përgatitur në nivelet më të larta të universiteteve europiane do të binin ndesh me konceptin absurd stalinian dhe ideologjinë bolshevike të Lindjes. Ideologji e cila iu diktua Shqipërisë në atë periudhë nga Enver Hoxha, një ish-liceist i Liceut Francez të Korçës, i cili u kaloi tangjent studimeve të tij për biologji në Montpellier. Në arkivat Departamentale Herault të këtij qyteti, në fondin e arkivave te Fakultetit te Shkencave, ruhet gjithashtu edhe dosja universitare e diktatorit Hoxha në regjistrin me numrin: 15 ETP 20439. Në dosjen e tij nuk figuron asnjë notë dhe asnjë diplomë. A mos ishte vallë ky dështim shkaku i armiqësisë së thellë të tij me bashkëliceistët e Liceut të Korçës?
Fati i atyre, që në vitet e liceut u kryqëzuan me diktatorin Hoxha, do të ishte tragjik. Ky pikëtakim dhe përplasja e tyre ideologjike, do t’u kushtonte shtrenjtë, shumë shtrenjtë mjaft prej liceistëve të Korçës. Sepse shumë prej tyre që e kishin njohur nga afër Hoxhën, miq dhe shokë, por edhe ata që e njohën në mënyrë të rastësishme, u bënë pjesë e një vargu të gjatë eliminimesh dhe ekzekutimesh. Të konsideruar si kundërshtarë politikë, edhe pse me një potencial intelektual të padiskutueshëm, ata përfunduan pafajësisht në gijotinë, u internuan, u burgosën, u torturuan, u vranë dhe u zhdukën, menjëherë pas vendosjes të diktaturës në Shqipëri.

Dhe lista e tyre është e gjatë pafund…

Midis tyre edhe Sabiha Kasimati (1912-1951), vajza e parë shqiptare e diplomuar në Liceun Francez të Korçës, e cila përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Universitetin e Torinos në Itali. Megjithëse nuk u angazhua në politikë, ajo mbajti një qëndrim protestues ndaj regjimit diktatorial. U arrestua në vitin 1951, pas incidentit të bombës në Ambasadën Sovjetike në Tiranë dhe u pushkatua pa gjyq më 26 shkurt 1951, së bashku me 21 intelektualë të tjerë. Në vitet e gjata të internimit, pas lirimit nga burgu, Abdulla Rami (1908-1973), bashkëliceist e në të njejtën klasë me Kasimatin e Hoxhën në Liceun Francez të Korçës dhe i lauruar në jurisprudencë në Universitetin e Montpellier-së, do t’i kushtonte homazhit të Kasimatit përkthimin e një prej poemave më të njohura të poetit francez André Chénier. Në dorëshkrimet e Ramit kam lexuar mes vargjeve edhe këto rreshta shqipëruar prej tij:

Ç’përbuzje fisnike shprehnë buzt’ e tua
Kur hakmarrësi xhelat erdh e t’u afrua
Me kërcënim e vdekje që s’të tundën fije…
Vet xhelati u zbeh me gjyqtarët e zi
E senatori i pështirë me ministrat e tij
Kur ti e pambrojtur as që njohe frikë
Fjala jote e ëmbël, e thjeshtë me bujari
Ju mësoi që krimi sado llahtari
At’ që braktis jetën s’e trëmb asnjë çikë.

Menjëherë pas përfundimit të studimeve në Francë dhe kthimit në atdhe, ai shërbeu si jurist e gjyqtar në jugun e Shqipërisë dhe më pas në Kosovë. Aderoi në rradhët e nacionalistëve shqiptarë të Ballit Kombëtar, me ëndrrën për një Shqipëri të lirë dhe Etnike. Arrestohet në dhjetor të vitit 1944 dhe vuan 18 vjet burg në birrucat e Burrelit së bashku me vëllain e tij të idealeve Hasan Rami (1905-1988), kujdestar konvikti në vitet 1927-1928 në Liceun Francez, më pas drejtor shkolle në Krujë e në Vlorë dhe nacionalist në rradhët e Ballit Kombëtar. Ai u arrestua në vitin 1945 dhe vuajti 10 vjet burg.

Historia e liceistëve të Korçës vazhdon më tragjedinë e mjekut Enver Zazani (1908-1947), bashkëliceist edhe ai në të njejtën klasë me Hoxhën, Ramin dhe Kasimatin në Liceun Francez. Pas studimeve për mjekësi në universitetin e Lyon-it në Francë, Zazani, kthehet në atdhe. Ai u lidh në ato vite me lëvizjen Nacional Çlirimtare dhe u zgjodh deputet pas zgjedhjeve të para në Shqipëri. Por nuk vonoi shumë dhe arrestohet me grupin e parë të deputetëve, nën akuzën “veprimtari armiqësore ndaj pushtetit popullor”, dhe pushkatohet më 4 shtator 1947. Po kështu pushkatohet edhe juristi Qenan Dibra (1910-1946), i cili pas mbarimit të Liceut Francez të Korçës përfundoi studimet e larta në fakultetin e Drejtësisë në Sorbonë, e më pas shërbeu si atashe në Legatën Shqiptare në Paris. Menjëherë pas kthimit në atdhe ai punoi si jurist duke qenë njëkohësisht edhe përkrahës e pëfaqësues i organizatës së Legalitetit.

Arrestohet në vitin 1946 dhe pushkatohet së bashku me 6 shokë të tjerë. I njëjti fat tragjik me të do të ndiqte edhe Hilmi Hysin (1913-1947), i pushkatuar në moshën 35 vjeçare. Pas pëfundimit të Liceut Francez të Korçës, në profilin e filozofisë ai diplomohet në Fakultetin Juridik të Sorbonës dhe pas kthimit në atdhe shërbeu si Gjyqtar Paqtues në Burrel, Berat e Tiranë e njëkohësisht aderoi në rradhët e Organizatës Balli Kombëtar. Arrestohet në gusht të vitit 1947, për “veprimtari kundër regjimit diktatorial” të sapo ardhur në pushtet dhe pushkatohet në janar të vitit 1948.

Këtë faqe historie e plotëson edhe emri i Foto Balës (1908-1991), i cili pas Liceut Francez të Korçës, studioi filologji dhe filozofi në Universitetin e Montpellier-së. Pas kthimit në Shqipëri ai emërohet mësues i filozofisë dhe i gjuhës frënge në Liceun Francez të Korçës. Arrestohet menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 1945 dhe dënohet me burgim të përjetshëm, nga të cilat vuajti 17 vjet. Atëherë ai i shkroi një letër Enver Hoxhës, shokut të liceut, ku e kritikonte për veprimet e tij dhe si pasojë e kësaj familja e tij u dergj në internim.

Fati tragjik i bashkëliceistëve të liceut të Korçës do të ndiqte edhe Myslim Çarçanin (1908-1987), një nga liceistët më të talentuar në matematikë, i cili pas liceut shërbeu si kryetar komune në disa qytete të vendit. Gjatë luftës, edhe ai u përfshi në Organizatën e Ballit Kombëtar të Delvinës. Më 15 prill të vitit 1945 arrestohet për veprimtari antikomuniste dhe prangoset. Dënohet me vdekje, por dënimi i tij u kthye në burgim të përjetshëm dhe së fundi vuajti 7 vjet në burgun e Burrelit.

Golgota e kësaj tragjedie liceane do të pëfshinte edhe mjaft personalitete të tjerë. Mes tyre edhe Aleko Turtulli ( 1910-1988), i cili pas mbarimit të Liceut Francez të Korçës, përfundoi studimet në shkollën e Lartë të Tregtisë në Montpellier. Pas kthimit në atdhe ai i kushtohet marrëdhënieve tregtare, por shumë shpejt arrestohet dhe burgoset për “veprimtari armiqësore” e vuan 10 vjet në burgjet dhe kampet e punës. Po ashtu edhe inxhinieri Adem Beli (1909-1998), i cili pas mbarimit të Liceut përfundoi studimet e larta për agronomi në Toulouse. Pas kthimit në atdhe, me titullin e inxhinierit agronom, ai shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm i Bujqësisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe aderoi në Organizatën Balli Kombëtar. Arrestohet në vitin 1946 me grupin e deputetëve dhe dënohet me 20 vjet burg nga të cilat vuajti 8 vjet. Vetëm pak vite më vonë bashkëliceisti me të i Liceut Francez të Korçës Mustafa Kadilli (1914-1990), pushohet nga puna si mësues për motive politike dhe megjithëse në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, detyrohet të punojë punë krahu të rëndomta.

Tragjedive të liceistëve të mësipërme do t’ju shtoheshin edhe plot emra të tjerë si: Nedin Kokona (1908-1998), Xhevdet Kapshtica (1906-1993), Aziz Vrioni (1914-1993), Asllan Ypi (1911-1980), Felatun Vila (1908-1967), Fetih Selenica (1906-1961), Xhelal Shënapremte (1913-1979), Alqi Nushi (1915-1995), të cilët pas mbarimit të Liceut Francez të Korçës, studiuan për Drejtësi në Francë dhe plot ëndrra e dëshira, me valizhen e iluzioneve në duar, u kthyen në Shqipëri, por shumë shpejt ata u dënuan, u burgosën dhe u internuan familjarisht.

Golgota e jetës së tyre pulson ende sot dhe gjurmët që ata lanë në auditoret e dijes i dhanë shpresë e forcë një gjenerate të re… Sa europian ishin ata, po aq atdhetar mbetën deri në fund të jetës së tyre. Një jetë e gatuar në një shesh paradoksesh, dhimbjesh, furtunash dhe padrejtësish, ku përzihen së bashku komeditë dhe tragjeditë, vendet dhe gjuhët, idealet dhe kulturat, shpresat dhe ëndrrat, vuajtjet dhe filozofitë… Ndaj dhe historia e tyre më sjell ndërmend një shprehje të famshme të Hygoit të madh që thotë: “Rruga e dijes shpesh kalon mes qelive”… madje edhe më tej, në Shqipëri për mjaft nga studentët liceistë të Korçës, ajo ajo rrugë kaloi përmes tragjedive.

Burimi: Ypi.al

 

 

Etiketa: korcestudentet e liceut franceztragjedia


Ju sugjerojmë

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Para
Policia arreston nipin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, plagosi aktivistin e LSI me 25 qershor

Policia arreston nipin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, plagosi aktivistin e LSI me 25 qershor

BBC: 6 mijë njerëz u zhdukën gjatë diktaturës në Shqipëri, ende nuk dihen eshtrat e tyre

BBC: 6 mijë njerëz u zhdukën gjatë diktaturës në Shqipëri, ende nuk dihen eshtrat e tyre

Kamëz/ Bashkia i merr pronën, ndërtuesi i prish shtëpinë dhe i hyn me lopatë

Kamëz/ Bashkia i merr pronën, ndërtuesi i prish shtëpinë dhe i hyn me lopatë
















TE FUNDIT

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik...

Lexo më shumë

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
14 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe...

Lexo më shumë

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
14 Maj, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme një vizitë në...

Lexo më shumë

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kandidoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com