Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedia e Portonovës/ Bashkëshorti i Manuelës rrëfen ngjarjen: Më mori vajza e mitur “s’po gjejmë mamin dhe Xhesin”

2017/07/19 at 10:33 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia e Portonovës/ Bashkëshorti i Manuelës rrëfen ngjarjen: Më mori vajza e mitur “s’po gjejmë mamin dhe Xhesin”

Domenik Maraj, bashkëshorti i të ndjerës Manuela Maraj, e cila ndërroi jetë më 15 korrik në qytetin e Vlorës, pasi u mbyt në plazhin e Portonovës bashkë me mbesën e bashkëshortit, 25-vjeçaren Xhoana Cani dhe 24-vjeçarin Beniamin Ferati nga Tetova e Maqedonisë, ka treguar se si ka mësuar tragjedinë e ndodhur në familjen e tij.
Ai sqaron se bashkëshortja e tij, Manuela, nuk ka jetuar kurrë në fshatin Babicë sikurse u tha në media.


“Ela ishte nga komuna Bradashesh dhe fshati Petresh i Elbasanit. E kam njohur kur ishte 15-vjeçe dhe jemi martuar kur ishte 17-vjeçe. Jetojmë në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. I lutem mediave të mos publikojnë lajme të pavërteta. Boll po më duron zemra”, – thotë Domeniku për portalin “JOQ”.
Më tej rrëfen për ditën e zezë të 15 korrikut…

“Unë isha në punë. I thashë Elës të më thoshte kur të ishte gati për në plazh se një ditë më parë mua më kishin ardhur dhe dy mbesat. Xhoana dhe Xhesika, jo Xhensila si e ka thënë media. Nusja më tha “unë nuk dua të vete në plazh. Ne e kemi lënë të vemi në gusht në Sarandë, po nuk ua prish dot vajzave”. Edhe unë i thashë që nuk u thoja dot “jo” mbesave, ndaj kur të ishte gati, të më thoshte”, – tregon Domeniku.

Ai shton më tej se rreth orës 12:00 i ka çuar në Portonovë, në plazh dhe i la aty si bashkëshorten, dy mbesat dhe fëmijët e tij.

“Punoj menaxher në kompani divanesh. Doja të isha në orën 1 në Vlorë. Vajta të merrja punëtorët se e kemi punën larg qytetit. Kur më merr vajza e më thotë “babi ka humbur Xhesi dhe mami, s’po i gjejmë dot”. I zbrita punëtorët në mes të autostradës, në Panaja e ika në Portonovë. Kur vete atje shikoj 3-4 policë dhe Xhesikën në këmbë, të shpëtuar”, – rrëfen më tej burri.
Në vijim ai tregon momentin kur mbërrin në afërsi të plazhit dhe gjen fëmijët e tij e Xhesikën të shoqëruar nga një grua, plazhiste, e cila po u qëndronte pranë, ndërsa në anë të një shkëmbi dallon një femër të shtrirë.

Shikoj poshtë detit, një femër e shtrirë. E kisha humbur çdo gjë. Mendova se ishte gruaja. U binda që ajo nuk jetonte më. U thashë policëve “e nxirrni dhe e bini”. Ndërkohë që po kërkoja Xhoanën, ta merrja në shtëpi, marr fëmijët dhe i hipi në makinë, bashkë me Xhesikën, që mos të shikonin mamanë ashtu. Ajo që pash në det ishte fryrë na uji”, – thotë Domekinu.

Ndërkohë ai shprehet për JOQ.al se një ditë më parë i kishte blerë të shoqes një palë rroba banjo të kuqe me të zeza, të cilat ajo i kishte pëlqyer shumë.

I kisha blerë një palë rroba banje gruas dhe mendova se ishte nusja ajo që pash në det. Duke ikur rrugës po mendoja rrobat e banjës. I them Xhesikës, po Ela (Manuela) ç’a kishte veshur? Ajo më tha “ato të kuqet me të zeza”. Aty e kuptova që s’ishte gruaja ime, por mbesa ajo që kisha parë. I lashë në Vlorë fëmijët dhe mbesën e nisem prapë për në Portonovë. Gjatë gjithë rrugës isha në kontakt me 129, po më shumë informacion kisha unë se 129. Trupat e tyre i nxorën me gomone në Triport e i çuan në morg”.

Në përfundim ai ka një apel për mediat teksa thotë: “Tërheq vëmendjen e të gjitha mediave të mos publikojnë lajme të rreme. Boll po më duron zemra. Kjo ka qenë edhe dëshmia ime në polici”.

Etiketa: bashkëshortideshmidetdomenik marajmanuela marajMBYTJEportonovotragjedia ne dettre te mbytur


Ju sugjerojmë

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
Bota

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

24 Dhjetor, 2025 11:40 am
Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
Bota

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

24 Dhjetor, 2025 10:36 am
Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
Aktualitet

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

24 Dhjetor, 2025 10:04 am
Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë
Aktualitet

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë

24 Dhjetor, 2025 9:48 am
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian
Bota

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

24 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përmbytje masive në jug të Francës
Bota

Përmbytje masive në jug të Francës

24 Dhjetor, 2025 9:32 am
Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar
Aktualitet

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 Dhjetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

24 Dhjetor, 2025 8:59 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Dhjetor, 2025 8:58 am
Para
I çoi hashash djalit në burg, arrestohet gruaja 46 vjeçe

I çoi hashash djalit në burg, arrestohet gruaja 46 vjeçe

“Spiunët” e ndërmarrjeve, ja si do të funksionojë struktura e tyre

“Spiunët” e ndërmarrjeve, ja si do të funksionojë struktura e tyre

Panucci në deklaratën e parë si trajner i Kombëtares, ndihem i nderuar që mu besua kjo detyrë

Panucci në deklaratën e parë si trajner i Kombëtares, ndihem i nderuar që mu besua kjo detyrë
















TE FUNDIT

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
24 Dhjetor, 2025

Dy oficerë policie dhe një person tjetër kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në Moskë, kanë bërë të...

Lexo më shumë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
24 Dhjetor, 2025

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit më shpejt se sa pritej në tremujorin e tretë, e nxitur nga shpenzimet...

Lexo më shumë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
24 Dhjetor, 2025

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës...

Lexo më shumë

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
24 Dhjetor, 2025

Shqipëria ka marrë sistemet raketahedhës Javelin nga Shtetet e Basskuara të Amerikës, një “dhuratë” për ushtrinë tonë që sipas ministrit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com