Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte në Oblikë të Shkodrës ku zhvilloi një vizitë në familjen e Admir Bokrinës, i cili vdiq nga shembja e urës në Genova.
Kreu i shteti shqiptar i ka shprehur ngushëllime familjes Bokrina.
“Fjalët janë të pafuqishme për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimin, aq më tepër që bëhet fjalë për dy të rinj. Shpresojmë që solidariteti i shprehur edhe në familjarët e dy viktimave do bëhet më i fortë për të përballuar këtë dhimbje”, është shprehur Presidenit.
Ai ka vënë theksin gjithashtu në sigurinë e veprave të tilla publike në vendin tonë.
“Ky aksident tragjik që ka ndodhur në genova duhet të na shpërbejë edhe në këtu për reflektim për të parandaluar çdo cënim të sigurisë së veprave publike, jo vetëm sa i takon urave por edhe veprave të tjera publike që kanë nevojë të verifikohen si digat e HEC-ve, hidrovoret etj. Këto kërkojnë marrjen e masave parandaluese në kohë për të evituar çdo tragjedi e këtyre përmasave”, tha Presidenti.