Aktualitet

Tragjedia e avionit rus, Britania anulon udhëtimet drejt Egjiptit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:19 - 05/11/15 |
b.f

 

Avioni rus që u rrëzua në Sinai, me 224 pasagjerë në bord është hedhur në erë nga një bombë. Sipas shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike, avioni Airbus 321 ishte në shenjestër të Shtetit Islamik ISIS. Por reagimi i Kremlinit ishte i menjëhershëm duke i quajtur spekullime të gjitha teoritë e bëra publike në këtë fazë të hetimeve. Ende nuk ka një version zyrtar për tragjedinë ajrore. Sekretari i jashtëm britanik, Philipp Hammond tha se “ekziston mundësia që aksidenti të jetë shkaktuar nga një mjet shpërthyes në bordin e avionit”. Britania e Madhe ka anulluar të gjithë fluturimet drejt dhe prej Sharm El Sheikut, vendim i kundërshtuar nga turistët britanikë. Një zyrtar amerikan ka thënë se “pas përgjimit të bisedave kemi mbërritur në një konkluzion paraprak se një grup i lidhur me Shtetin Islamik, në gadishullin e Sinait ka vendosur mjetin shpërthyes në bagazhin e avionit”. Autoritetet egjiptiane përjashtojnë të ketë qenë Shteti Islamik. Sipas tyre siguria është e lartë në aeroportin e Sharm el Sheikut.  /tvklan/

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas