Një foshnje 6 mujashe dhe nëna e saj janë djegur brenda në banesën e tyre e cila u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen “15 shtatori” Tepelenë.
Policia sqaron se: “Në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, në katin e parë të pallatit, në banesën e shtetasit G.Sh, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit kanë gjetur vdekjen gruaja e tij shtetasia E.Sh, 35 vjeçe si dhe djali 6 muajsh”
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarëfikës.
Punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.