Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë mëngjesin e sotëm ku një nënë 35 vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën. Mësohet se viktima është shtetasja Aida Toska Çarka, 35 vjeçe nga Paskuqani. Gruaja kishte shkuar mbrëmjen e djeshme me dhimbje, por sipas familjarëve ajo është sorollatur dhe nuk i është dhënë ndihma nga mjekët. As nëna dhe as foshnja nuk kanë mundur të mbijetojnë. Familjarët e viktimës, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj.